Republika e Kosoves

Prizren

Memorandum bashkëpunimi komuna dhe MAPL-ë, në projektet IPA II 2014-2020

2019/02/06 - 4:57

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Eshref Memaj, sot ka pritur në takim zëvendës ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), z. Beqir Fejzullahu, ku me këtë rast kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe MAPL-së, për programin “Bashkëpunimi ndërkuftitar Shqipëri-Kosovë, IPA II 2014-2020”, për përfitimin e granteve nga Bashkimi Evropian për projektet e përbashkëta ndërkufitare.

Me këtë rast, Komuna e Prizrenit ka siguruar hapësirën e nevoishme për hapjen e një zyreje në objektin e KK të Prizrenit, përkatësisht ne objektin e Drejtorisë së Arsimit.

Kjo zyre do t’i shërbejë të gjitha organizatave të cilat janë të interesuara që të informohen për menyrën e përfitimit të granteve të mundshme për realizimin e projekteve që i shërbejne memorandumit të nënshkruar sot.