Punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në fshatin Atmaxhë po vijojnë me ritmin e paraparë, projekt i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që do t’i shërbejë komunitetit, sportistëve e sportdashësve të të gjitha moshave, duke krijuar mundësi për stërvitje, organizimin e turneve e ngjarjeve sportive si dhe do t’i inkurajojë të rinjtë për pjesëmarrje në aktivitete fizike.