Republika e Kosoves

Prizren

Nënkryetari Gashi priti në takim kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Prizrenit, Isuf Vraniqi

2024/06/19 - 3:33

Nënkryetari Kujtim Gashi priti sot kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Prizrenit, Isuf Vraniqi, sekretarin Alajdin Haskuka dhe anëtarin Kadri Skeja, me ç’rast i njoftoi për veprimet e Komunës së Prizrenit në përputhje me nevojat e pensionistëve të qytetit, që përfshijnë hapjen e Shtëpisë së Pleqve, ri-funksionalizimin e ambulancës dedikuar pensionistëve për të siguruar qasje më të lehtë në shërbime shëndetësore dhe në sigurimin e barnave, që do t’i përmirësonte kushtet dhe kujdesin ndaj pensionistëve.

Gjithashtu, u diskutua për ri-funksionalizimin e objektit për pensionistët në lagjen “Terzimahallë” që do të ofrojë shërbime dhe kujdes shtesë për pensionistët e kësaj zone të Prizrenit.