2010/06/15 - 12:00
Kryetari I komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksoi se është i nderuar qe mund të kontribuojë për themelimin dhe funksionalizimin e Universitetit të dytë publik në Kosovë, me seli në Prizren.
Komuna me këtë rast ka ndarë një lokacion prej 22 hektarësh tokë ku do të mund të zhvillohet kampusi i Universitetit Publik të Prizrenit dhe ka dhënë në shfrytëzim për nevojat e Universitetit, objektin e shkollës së Mesme Ekonomike në Prizren.
Rektorati i Universitetit të Prishtinës, me anë të kësaj marrëveshje, kalon në pronësi të Universitetit të Prizrenit, objektin e Fakultetit të Edukimit në Prizren.
Ministri i arsimit z. Enver Hoxhaj, theksoi se është duke u angazhuar shumë qe Universiteti I Prizrenit të ofrojë programe studimi të një cilësie të lartë dhe studentet e këtij universiteti të pajisën me dije për të konkurruar denjësisht në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar të dijës.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga ministri i arsimit z. Enver Hoxhaj, rektori i Universitetit të Prishtinës z. Mujë Rugova dhe kryetari i komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja.