Republika e Kosoves

Prizren

Nga 21 deri më 23 qershor 2024, në Prizren mbahet ngjarja më e madhe e çiklizmit në Kosovë “Bikefest”

2024/06/19 - 5:34

Nga 21 deri më 23 qershor 2024, në Prizren mbahet ngjarja më e madhe e çiklizmit në Kosovë “Bikefest”, një festival i veçantë i mbështetur nga Komuna e Prizrenit.

Ky festival është i hapur për të gjithë adhuruesit e çiklizmit, si profesionistë ashtu edhe amatorë.

#BikeFestPrizren i dedikohet çiklizmit, që bashkon entuziastët e biçikletave nga Kosova dhe rajoni për aktivitete sportive, rekreative, argëtuese dhe edukative në Prizren, duke promovuar kulturën e çiklizmit, një stil të shëndetshëm të jetesës dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit.

📅 Agjenda e Ngjarjeve:
➡️Data: 21.06.2024 – E Premte
• 19.00 – “Pedalo për shëndet, festo me Bikefest” – Organizon K.Ç. Pro Bike Prizren – Vend takimi: Përball Stacionit të Autobusëve – Prizren (Pranë Namazgjasë).📍
• “Historiku i zhvillimit të çiklizmit në Kosovë” – Avni Nuha, Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës – Vendi: My Hotel Salla e Konferencave (rr. Adem Jashari Prizren).📍
• “Ushqimi në sport: Si duhet te ushqehet një çiklist” – Erza Isaja, Dietologe – Vendi: My Hotel Salla e Konferencave (rr. Adem Jashari Prizren).📍
• “Trupi në Balancë – Si t’i Parandaloni Lëndimet: Këshilla Fizioterapeutike për Çiklistët” – Admir Bakiqi, Fizioterapist – Vendi: My Hotel Salla e Konferencave (rr. Adem Jashari Prizren).📍

➡️Data: 22.06.2024 – E Shtunë
• 13.00 – Poligoni “EDUBIKE” mësime teorike dhe praktike dedikuar fëmijëve për përdorimin e sigurt të biçikletave – Vendi: Galeria Shoping MALL – Prizren.📍
• BMX Freestyle Show nga Aldo Mako dhe Can MTB – Vendi: Galeria Shoping MALL – Prizren.📍
• Pumptrack Prizren – Vendi: Hapësirat e Qendrës Sportive “Sezai Suroi” Prizren.📍

➡️Data: 23.06.2024 – E Diel
• 12.00 – Hapja e festivalit dhe turi simbolik me biçikleta nën moton; “Pedalo me pasion, festo me Bikefest”, organizon K.Ç. Pro Bike Prizren – Vendi: Sheshi i Dëshmorëve (Ismet Jashari) – Prizren.
o Nisja nga Sheshi i Lidhjes – Unaza e vogël e qytetit – Sheshi i Lidhjes (4,5km)📍
• Aktivitete të ndryshme rekreative në panairin e biçikletave – Vendi: Sheshi i Dëshmorëve (Ismet Jashari) – Prizren.📍
o Vizita në standet e sponsorëve; Pilot Bike, Ujë Rugova, KFC, TIA Drinks, Patos, RC Cola, Frostea etj.
o Standi – Free Bicycle Service (Servisimi i biçikletave papagesë)
o Standi – 360 Shkallë Photo Shoot
o Standi – Pro Bike Prizren & Showroom
o Standi – Bikefest Prizren
• Poligoni “EDUBIKE” mësime teorike dhe praktike dedikuar fëmijëve për përdorimin e sigurt të biçikletave – Vendi: Sheshi i Dëshmorëve (Ismet Jashari) – Prizren.📍
• “Spinus Circus” Show – Vendi: Sheshi i Dëshmorëve (Ismet Jashari) – Prizren.📍
• BMX Freestyle Show nga Aldo Mako dhe Can MTB – Vendi: Sheshi i Dëshmorëve (Ismet Jashari) – Prizren.📍
• Gara “Serviseri më i shpejtë” – Vendi: Sheshi i Dëshmorëve (Ismet Jashari) – Prizren.

📍Regjistrohu për këtë garë: https://forms.gle/gH2BfW1Xae1RdN987
• Gara “XC Pashaqeshme” Vendi: Sheshi i Dëshmorëve (Ismet Jashari) – Prizren.

📍Regjistrohu për këtë garë: https://forms.gle/gH2BfW1Xae1RdN987
o Starti nga Sheshi i Dëshmorëve – Prizren – Pousko – Pashaqeshme – Karapotok – Rr. “Lidhja e Prizrenit” – Sheshi i Dëshmorëve – Finish.📍

• Gara me foton më të bukur me biçikletë në Prizren – Regjistrohu për këtë garë: https://forms.gle/gH2BfW1Xae1RdN987
• 21.00 – 23.00 – Përmbyllja e Festivalit dhe Koncerti – Vendi: Sheshi i Dëshmorëve (Ismet Jashari) – Prizren.📍
o Fjalimet përshëndetëse
o Shpallja dhe dorëzimi i dhuratave për fituesit e garave
o DJ Live Performance
o Koncerti nga JERICHO Band me Petrit Çarkaxhiu