Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim i rëndësishëm për qytetarë

2024/09/19 - 4:44

Të nderuar qytetarë,
Nesër, më 20 shtator 2024, nga ora 11:00 deri në orën 12:00 do të bllokohet rruga nga objekti i Komunës se Prizrenit (rruga “Remzi Ademaj”) deri në kryqëzimin me rrugën “Adem Jashari” dhe deri në Sheshin e Komandant Drinit, respektivisht para Shtëpisë së Bardhë.
Me këtë rast shënohet simbolikisht ngjarja ndërkombëtare “Dita pa Makina” që organizohet në shumë vende të botës, në të cilën qytetarët lëvizin pa makina dhe në vend të tyre ngasin biçikleta, karroca apo edhe ecin.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është inkurajimi i qytetarëve për shfrytëzimin e mjeteve transportuese urbane, zbutja e ndikimeve të ndryshimeve klimatike globale, ku rritja e vëmendjes i kushtohet bashkëveprimeve të menjëhershme për shëndetin, që vijnë së bashku me reduktimin e emetimeve të karbonit.
Luteni për mirëkuptim dhe ftoheni të gjithë ta festoni “Ditën pa Makina”!