Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim për organizimin e konsultimit publik për Plotësimin-Ndryshimin e Rregullores për përdorimin e gjuhëve në Komunën e Prizrenit

2024/04/17 - 5:32

Të dashur qytetarë/e,

Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për Plotësim-Ndryshimin e Rregullores Nr.01-011 datë 05.02.2009 për përdorimin e gjuhëve në Komunën e Prizrenit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe  Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, lëshon këtë:

NJOFTIM PUBLIK

Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Plotësim-Ndryshimin e Rregullores Nr.01-011 datë 05.02.2009 për përdorimin e gjuhëve në Komunën e Prizrenit

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 17.04.2024 deri me datën: 02.05.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 25.04.2024, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 10:00.

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 02.05.2024 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Blerim.Rakaj@rks-gov.net , fatmirmenekshe2@gmail.com dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Për më shumë detaje, për Plotësim-Ndryshimin e Rregullores Nr.01-011 datë 05.02.2009 për përdorimin e gjuhëve në Komunën e Prizrenit, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:

Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:

https://kk.rks-gov.net/prizren/konsultime-publike/rregulloret-ne-konsultim-publik/

Platformën për Konsultime Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/

Facebook:

https://www.facebook.com/kkprizren

 

Njoftim për organizimin e konsultimit publik për Plotësimin-Ndryshimin e Rregullores për përdorimin e gjuhëve në Komunën e Prizrenit (4-ter gjuhë)

Plotësim -ndryshime i Rregullores për Gjuhët

Plotësim -ndryshime i Rregullores për Gjuhët-bosh

Plotësim -ndryshime i Rregullores për Gjuhët-tur

Plotësim -ndryshime i Rregullores për Gjuhët-Rome