Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim për organizimin e konsultimit publik për Projekt-Planin e Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës  (2024-2026)

2024/04/29 - 3:51

Të dashur qytetarë/e,

Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës  (2024-2026) duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe  Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, lëshon këtë:

NJOFTIM PUBLIK

Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Planin e Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës  (2024-2026)

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 29.04.2024 deri me datën: 15.05.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 08.05.2024, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 10:00.

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 15.05.2024 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve:  Kumrije.Bytyqi@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Për më shumë detaje, për Projekt-Planin e Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës  (2024-2026), mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:

Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:

https://kk.rks-gov.net/prizren/konsultime-publike/planet-ne-konsultim-publik/

Platformën për Konsultime Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/

Facebook:

https://www.facebook.com/kkprizren