Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim për organizimin e konsultimit publik për Projekt-Planin Lokal të Veprimit  për  Barazinë Gjinore 2024-2026

2024/05/20 - 4:32

Të dashur qytetarë/e,

Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për hartimin e Projekt Planit Lokal të Veprimit  për  Barazinë Gjinore 2024-2026, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe  Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, lëshon këtë:

NJOFTIM PUBLIK

Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt- Planin Lokal të Veprimit  për  Barazinë Gjinore 2024-2026

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 20.05.2024 deri me datën: 07.06.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 29.05.2024, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 11:00.

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 07.06.2024 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Mybexhele.Zhuri@rks-gov.net   dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Për më shumë detaje për planin, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:

Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:

https://kk.rks-gov.net/prizren/konsultime-publike/planet-ne-konsultim-publik/

Platformën për Konsultime Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/

Facebook:

https://www.facebook.com/kkprizren