2023/01/20 - 3:27
Të dashur qytetarë/e,
Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore në komunën e Prizrenit , duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe Nenit 6 të Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për funksionimin e institucioneve arsimore në komunën e Prizrenit
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 20.01.2023 deri me datën: 20.02.2023, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 30.01.2023, në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 10:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 20.02.2023 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Luljeta.Veselaj@rks-gov.net , Ymer.Berisha@rks-gov.net , dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Për më shumë detaje, për Projekt-Rregulloren për funksionimin e institucioneve arsimore në komunën e Prizrenit, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
https://kk.rks-gov.net/prizren/konsultime-publike/rregulloret-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/
Facebook:
https://www.facebook.com/kkprizren