Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim për organizimin e konsultimit publik për Projekt-Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Prizrenit 2024-2029

2024/05/03 - 4:26

Të dashur qytetarë/e,

Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Prizrenit 2024-2029, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe  Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, lëshon këtë:

NJOFTIM PUBLIK

Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt- Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Prizrenit 2024-2029

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 03.05.2024 deri me datën: 20.05.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 14.05.2024, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 10:00.

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 20.05.2024 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve:  Ramadan.Tarashaj@rks-gov.net   dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Për më shumë detaje, për Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Prizrenit 2024-2029, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:

Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:

https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konsultime-publike/strategjite-ne-konsultim-publik/

Platformën për Konsultime Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/

Facebook:

https://www.facebook.com/kkprizren