2024/06/04 - 4:01
Të dashur qytetarë/e,
Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për përgatitjen e Buxhetit të Komunës për vitin 2024, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara se për organizimin për Qarkoren e Parë Buxhetore 2025/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB)
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 04.06.2024 deri me datën: 18.06.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 14.06.2024, në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 11:00. Ky konsultim organizohet nga anëtarët e Komitetit për Politike dhe Financa (KPF).
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 18.06.2024 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Sulltan.Badalli@rks-gov.net, Halil.Lika@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net.
Për më shumë detaje, për organizimin e konsultimit publik për Qarkoren e Parë Buxhetore dhe KAB-in, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Ueb faqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
https://kk.rks-gov.net/prizren/konsultime-publike/ , https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/korniza-afatmesme-buxhetore/ , https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/qarkorja-buxhetore/ .
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/
Facebook: