Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim për organizmin e takimit të parë publik me qytetarë pë punën e kryetarit Shaqir Totaj për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2024

2024/06/14 - 2:42

Të dashur qytetarë/e,

Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 92 të Statutit të Komunës së Prizrenit me Nr. 01/011-5643,  Udhëzimi Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Kryetari i Komunës, në bashkëpunim me Njësinë për Komunikim me Publikun, bën:

NJOFTIMIN PËR TAKIMIN E PARË PUBLIK TË KRYETARIT

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, OJQ-të dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij në gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2024.

Takimi Publik mbahet më 28.06.2024 (e Premte) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit ( Shtëpia e Bardhë ), me fillim në orën 10:00Në këtë takim do të keni mundësinë të njiheni me punën e qeverisë komunale për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2024.

Takimi është i hapur dhe qytetarët mund t’i parashtrojnë pyetje kryetarit dhe ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.

Të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit.

Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën:27.06.2024 në ora 16:00, në emailat:

Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net  dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Raportet e kryetarit të komunës mund ti gjeni të publikuar në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/prizren/staff/shaqir-totaj/#raporti_main

Njoftimin në gjuhen Shqipe, Boshnjake, Turke, Rome dhe Angleze mund ta gjenë në këtë vegëz: Njoftim për organizmin e takimit të parë për punën e kryetarit Shaqir Totaj