Republika e Kosoves

Prizren

Njoftim për qytetarët e Komunës së Prizrenit për shfytëzimin e parkingjeve

2024/12/20 - 5:24

Njoftohen qytetarët e Komunës së Prizrenit, që shfrytëzojnë parkingun më gjatë se një ditë pas “Shtëpisë së Bardhë”, në rrugën “Ankara”, t’i tërheqin automjetet në mënyrë vullnetare deri më datën 23 dhjetor 2024, apo Komuna e Prizrenit detyrohet t’i tërheq ato me mjete bartëse (merimanga), me ç’rast barrën e shpenzimit e bartin vet palët gjegjëse.
Ky parking, ai në oborrin e shkollës “Lidhja e Prizrenit” dhe në oborrin e Gjimnazit “Gjon Buzuku”, do të shfrytëzohen nga bashkatdhetarët tanë gjatë festave të fund vitit, për periudhën 23.12.2024 – 05.01.2025.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!