Republika e Kosoves

Prizren

Për herë të parë themelohet Këshilli Ekonomik Lokal

2025/01/09 - 11:18

Për herë të parë në Komunën e Prizrenit, me vendim të Kryetarit Shaqir Totaj, sot u themelua Këshilli Ekonomik Lokal i komunës sonë me përfaqësues të komunitetit të bizneseve, i cili këshill do të merret ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik dhe do të fokusohet në hartimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit ekonomik, një nga prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale lokale.
Ky këshilli synon krijimin e një platforme të re bashkëpunimi mes qeverisjes lokale dhe sektorit privat si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.