2010/06/04 - 12:00
Ka filluar të asfaltohet rruga që e lidh rrugën Nënë Tereza, e që shkon deri te i ashtoquajturi “Tranziti I KFORIT.Rruga përshkon mesin e fshatit Theranadëz ,dhe ka një gjatësi prej 1.4 km.
Në të dy anët e rrugës janë ndërtuar trouaret me një gjerësi nga 1 m për secilën.Rruga i ka kushtuar KK Prizren rreth 414,123.01€
Pamje nga asfaltimi i rrugësn “Nënë Tereza-Tranziti i KFOR-it”
Po në këtë vazhdë të projekteve është në përfundim edhe Kanalizimi në këte fshat ku janë ndërtuar 6200 m kanalizim me një diametër φ 600 dhe 800.Kostoja e këtij kanali është 440,751.55€
Vlen të theksohet se disa lagjë të këtij fshati ,është bërë furnizimi dhe shtruaja me zhavor në vlerë prej 10,000€
* Po fillon sot ndërtimi i ujësjllesit kanalizimit dhe rrugën në rrugën “Xhevat Berisha” në Tusus.Rruga është me një gjatësi prej 314 m.Vlera e kontratës ësht ë45,015.39
* Është nënshkruar memorandumi në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për projektin “Renovimi i ndërtesave kolektive në lagjet Ortokoll dhe lagjën “Lakuriqi”.Vlera e kësaj kontrate është 185,000.00.Parashihet të bëhët fasadimi ,lyerja ,izolimi i kulmeve të disa ndërtesave më të vjetra të këtyre lagjeve.