2010/07/14 - 12:00
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, falenderoi komisionin evropian për mbështetjen e këtij projekti, ku te rinjtë dhe sportistet e Prizrenit mund t’i tregojnë shkathtësitë e veta në tenis, futboll, vrapim etj.
Për realizimin e këtij kompleksi sportive i cili përmban dy fusha tenisi, fushë për futboll të vogël, stazë për vrapim në gjatësi prej 1.5 km dhe kënd të lojërave për fëmijë, komisioni evropian ka dhënë donacion në vlerë rreth 350.000 euro.
Kryetari Muja, në fjalimin e tij në kuadër të këtij kompleksi sportive vlerësoi se do të angazhohet edhe për ndërtimin e një baseni me përmasa olimpike për not dhe sporte noti.
Komuna jonë në projeksionet e veta buxhetore është duke bërë përpjekje maksimale qe të ngrisë infrastrukturën sportive, ku të rinjtë tanë, të kenë mundësi më të mira për zhvillimin e cilësive të tyre sportive dhe të largohen sa më tepër nga dukuritë negative të shoqërisë.
Përfaqësuesi i komisionit evropian z. Henoumont Renaud, theksoi se janë të gatshëm qe të mbështesin komunën edhe në projekte tjera me interes për qytetaret.