Republika e Kosoves

Prizren

Përurohet zyra e renovuar e sektorit të Kadastrit

2010/07/02 - 12:00

Perurime-i-zyrave-te-Kadastres-008.jpgKryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen dhe vlerësoi se tani e tutje shërbimet e qytetarëve do të jenë shumë më cilësore.

Murat Muha kryeshef i Agjencionit Kadastral të Kosovës, më këtë rast uroj për renovimin e zyrave dhe vlerësoi se Banka Botërore është duke ndihmuar këtë agjencion në shumë komuna të Kosovës.

Ambientet e rregulluara për punë, do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e komunës sonë.

Të gjitha zyret e këtij sektori përpos renovimit janë pajisur edhe me aparatura të teknologjisë më të re qe gjendet sot në treg.

Renovimi i zyrëve është bërë ngase gjatë qeverisjes së LDK-së në Prizren, zyret e këtij sektori janë djegur.