Republika e Kosoves

Prizren

Prizrenit po i shtohet edhe një festival kulturor

2019/06/14 - 5:27

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin e Komunës Metropolitane të Parisit, Christophe Girard, dhe përfaqësuesen nga Aleanca Fraceze e Prishtinës, Anne-Sophie Veyrier, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit tri palësh, për organizimin e ngjarjes ndërkombëtare kulturore “Nuit Blanche 2019” në Prizren, që do të jetë edhe e përkrahur nga Ambasada Franceze.

“Nuit Blanche” apo ndryshe “Nata e Bardhë”, do të jetë një festival i cili do të mbahet në natën e 31 gushtit në Prizren, ku artistët me anë të veprave dhe performancave të tyre kulturore e artistike do ta ndriçojnë këtë natë.

Prizreni me këtë rast bëhet qyteti i parë në Ballkan, që është futur në hartën e 30 qyteteve anembanë botës ku organizohet kjo ngjarje, duke iu bashkangjitur qyteteve si Parisi, Kyoto, Brukseli, Miami, Montreal, Toronto, Tel-Aviv etj.