Republika e Kosoves

Prizren

Qendra Historike e Prizrenit dhe Kalaja me plan menaxhimi të formalizuar me MKRS-në

2020/12/18 - 8:51

Sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës u nënshkrua Plani i Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit dhe plani i menaxhimit për Kalanë e Prizrenit, dy dokumente shumë të rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunën tonë.

Ministren Vlora Dumoshi, falënderova për përkushtimin e saj për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit dhe kërkova nga ajo që të vazhdojmë projektet, të cilët i kemi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sidomos ato që kanë të bëjnë me restaurimin e rrugës “Marin Barleti” si dhe investimet në shtëpitë e vjetra, të cilat janë në listën e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit, duke potencuar që duhet të ndahen më shumë fonde në këtë drejtim.

Me këtë rast kam shprehur se Komuna e Prizrenit do të vazhdojë përkushtimin e saj për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në Prizren!