Republika e Kosoves

Prizren

Qytetaret njoftohen me procedurat e shpronësimit të tokave të tyre

2018/12/05 - 3:31

Sot gjatë ditës është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë, në lidhje me projektin e rrugëve rajonale të Kosovës, e cila përfshinë edhe zgjerimin në katër korsi të rrugës R107 për qasje në komunën e Prizrenit nga drejtimi i Gjakovës, me gjatësi prej 3km.

Qytetarët në këtë dëgjim publik u njoftuan më shumë rreth projektit në përgjithësi, si dhe procedurat e shpronësimit të tokave të tyre.

Ky projekt është njëri prej katër projekteve kryesore për përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve rajonale, që do të realizohet nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.