2011/04/13 - 12:00
Regjistrimi i popullsisë është një ngjarje e rëndësisë së veçantë për të gjithë ne në Kosovë, ky regjistrim është tejet i rëndësishëm për arsye se nuk e kemi idenë për numrin e saktë të banorëve të republikës së Kosovës , nuk i dimë pasuritë e tyre, nuk e dimë numrin e banesave të tyre, tani pas regjistrimit do të dihet saktësisht.
Në komunë në përgjithësi janë angazhuar mbi 400 regjistrues 70 kontrollorë edhe mbikëqyrësit e tyre që vijnë nga Prishtina.
Unë si kryetar i komunës jam i interesuar që të shkojë mirë ky proces dhe besoj se deri sot ka shkuar mirë dhe mendoj se në komunën e Prizrenit do të përfundoj me ditën e fundit të regjistrimit e 15 prill dhe regjistrimi do të përfundoj.
Qytetarët e Prizrenit i falënderoj për pritjen e mirë që e kanë bërë ndaj regjistruesve, e drejta e çdo qytetari është të deklarohet lirisht për përkatësinë e tij dhe ta kërkojë formularin në gjuhën e tij.
Mendoj se ky regjistrim do të ndikojë pozitivisht në vazhdimin dhe thellimin e bashkëjetesës me të drejtat e barabarta e të gjithë komuniteteve në komunën e Prizrenit.