Republika e Kosoves

Prizren

Rendi i ditës për mbajtjen e mbledhjës së katërt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

2024/09/18 - 9:54

Në bazë të nenit 8 pika 1, neni 9 pika 1.4 dhe pika 1.5, të Udhëzimit Administrativ, nr. 27/2012 MPB si dhe 03/2012 të MAPL, thërras mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e cila do të mbahet me 25.09. 2024 në sallën e mbledhjeve të Asamblesë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), me fillim nga ora 10:00.

Për këtë mbledhjeje propozoj këtë:

                                                                REND DITE

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës;
  2. Planet operative të ndërmarra nga Policia e Kosovës për ushtrimin e kontrollit në trafikun rrugor, për të zvogëluar aksidentet me fatalitet dhe vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit, gjatë sezonit korrik –gusht;
  3. Raporti nga Drejtoria e Arsimit për përfundimin e vitit shkollor 2023-2024 dhe informatë për fillimin e vitit shkollor 2024-2025, masat preventive për sigurinë në shkolla, rekomandime dhe konkluzione nga takimet e organizuara nga DKA, nga arteret për sigurinë e arsimit, në Komunën e Prizrenit;
  4. Informatë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike lidhur më mungesën e shenjave sinjalizuese në rrugën ‘’Tirana’’, dhe në të gjitha rrugët e Prizrenit, si dhe ndriçimi Publik;
  5. Rekomandime dhe sugjerime nga ana e anëtarëve të KKSB-së për organet gjegjëse, për vitin      2024;
  6. Të ndryshme.