Republika e Kosoves

Prizren

Rishqyrtohet ndarja e subvencioneve nga DKRS

2018/06/18 - 3:33

Pas ankesave të parashtruara për propozimin e parë për ndarje të subvencioneve për kulturë dhe sport, DKRS i ka vlerësuar ato si të arsyeshme dhe ka bërë rishqyrtimin për propozimin e ri.

Në propozimin e ri, në bazë të vlerësimit të komisionit të përzgjedhur, janë ndarë subvencione me shumë prej 70,500.00 € në kulturë dhe 64,000.00 € në sport.

Aplikuesit e pakënaqur sërish kanë të drejtë t’i paraqesin ankesat e tyre në DKRS, në afat brenda 5 ditëve nga data e publikimit.

Më poshtë mund t’i gjeni listat e përfituesve.

Subvencionet per kulture – DKRS

Subvencionet per sport – DKRS