Republika e Kosoves

Prizren

Rregullimi i shtratit të Lumbardhit

2010/09/20 - 12:00

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, sot pranoi projektin detal për rregullimin e shtratit të Lumëbardhit, nga ana e ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Gjatë vitit 2011 do të fillojnë punimet në rregullimin e shtratit të lumëbardhit dhe do të kanalizohen të gjitha ujërat e zeza të cilat tani derdhen ne lumëbardh.
Zv. Ministri z. Idriz Vehapi, theksoi se projekti i shtatit të lumit është kapital dhe si i tillë do të rregullojë disa parametra ekologjik, eliminimin e ujërave te zeza, nga rrjedha e ujit, krijimi i kushteve në lumbardhë për shfrytëzimin e ujit për nevoja të qytetit dhe sigurisht ngritjen e infrastrukturës estetike të shtratit të lumit.
Realizimi i këtij projekti bëhet me insistimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.
Projekti do të realizohet në disa faza dhe faza e parë fillon vitin e ardhshëm, ku do të shpenzohen rreth 11.000.000 euro.