Republika e Kosoves

Prizren

Rriten hapësirat gjelbëruese në mjedise urbane banimi në Prizren

2018/12/14 - 4:10

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, sot përuruan infrastrukturën e re mjedisore të rregulluar në Petrovë, tek banesat sociale. Përveç parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë, në këtë hapësirë është rregulluar edhe kanalizimi dhe ndriçimi.

Hapësira e rregulluar do të ketë mirëmbajtje të vazhdueshme nga ana e Komunës, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike.