Republika e Kosoves

Prizren

Rrugët në komunën tonë të gjitha të kalueshme.

2012/02/09 - 12:00

Mbikëqyrja dhe inspektimi i terrenit është bërë, prej mëngjesi e deri në orët e vona të mbrëmjes, së datave të lartë shënuara . Këto inspektime dhe kontrollime janë kryer nga zyrtarë dhe  inspektori e Drejtorisë së Shërbimeve Publike
– Menaxhimi i situatës (organizimi, mbikëqyrja dhe kontrollimi) vazhdimisht është bërë edhe nga eprorët ( zyrtarët ) e niveleve të ndryshme, të Ekzekutivit të K. Komunal.

Në aktivitetet e pastrimit të borë, nëpër  rrugë,  trotuare, sheshe e hapësirave tjera publike, në qytet dhe fshatra janë angazhuar tri kompanive shërbyese kontraktuese me komunën, me orar të zgjatur (24 orë): NSH “ SHËRBIMI” , Shpk “ IS COMPANY “ dhe KRM “ EKOREGJIONI “  si dhe disa ndërmarrje tjera vullnetare si psh., “Renelualtahiri” , “ Getoari”, “Set-Com”, “Çlirimi”, “Vëllëzërit e Bashkuar”, “SedTours”, “TEKNIKA-2001”, “KAG” dhe “SHABANAJ”
Me këtë aktivitet është arritur që situata plotësisht të menaxhohet dhe qyteti të mos bllokohet nga bora , për asnjë ditë,  por terreni  të është plotësisht qarkullues, si për makina , ashtu edhe për këmbësor.
Nëpër fshatra është intervenuar, në këto regjione: Regjionin e Hasit, Vrrinit, Anadrinisë, Malësi e Re dhe Zhupë. Të gjitha rrugët kryesore të këtyre Regjioneve janë pastruar dhe janë qarkulluese.

 
Fshatrat, ku rrugët janë pastruar dhe janë të qarkullueshme , në kushtet dimërore:

Hasi:        

– Gjonaj-Mazrek –Kojushë-Planej-Gorozhupë,
– Gjonaj-Zym-Krashingjergj
– Gjonaj- Romaj (Murselët)-Dedaj-Lubizhdë-Dedaj-Kabash-Kushnin
– Tupec i Ultë dhe Tupeci i Epërm.  
                                                                       
Vrrini :    

– Vlashnje-Kobaj-Grazhdanik-Nashec-Hatmaxhë-Arbanë
– Maradam,Zhur,Dobrushtë-Shkozë
– Poslishtë-Billushë, Hoqë e qytetit-Jeshkovë, Lybeqevë.
 
Anadrinia:
 
– Landovicë,
– Sërbicë e Ultë,
– Krushë e Vogël-Krushë e Madhe,
– Randobravë
 
Shpenadi-Velezhë-Caparc,Smaq-Novak-Trepetnicë, Piranë-Reti, Zojz-Medvec
 
Malësisia e Re :

– Korishë,
– Lubizhdë-Skorobisht,
– Daradani,
– Gërnqar dhe Novoselan.
 
Malësia e Sharrit (Zhupa):
 
– Pllanjane,
– Lubinjet(2X),
– Nebregoshti,
– Manastirica,
– Llokvica,
– Struzha,  
– Pouska, Sredska (Rajqiq, Pejqiq) dhe Drajqiq.
 
 
Falënderojmë të gjithë ata që janë angazhuar në këto aktivitete !