2012/07/06 - 12:00
z. Kristofer Dell së bashku me kreun e komunës z. Ramadan Muja dhe mysafirë të tjerë, kanë asistuar edhe në ceremoninë e kurorëzimit të tre qifteve të tre komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Prizren.
Duke e vlerësuar lart shembullin e mirë të bashkëjetesës në këtë komunë,
Ambasadori Amerikan, theksoi se kjo e bën të ndihet mirë në këtë qytet, që ngjason shumë me vendlindjen e tij.
Kryetari i komunës Ramadan Muja, falënderoi popullin amerikan për ndihmën që po jep për rritjen e kushteve të jetesës në Kosovë.
Ambasadori Dell u nënshkrua sot edhe në “Librin e Artë”, në zyre të kryetarit të komunës, praktikë kjo që avancon protokollin e komunës së Prizrenit.
"Efikasiteti, transparenca dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët janë elemente që i japin kuptim demokracisë dhe kjo qendër e rinovuar është përpjekje për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët e Prizrenit. Kjo qendër synon rivendosjen konkrete të marrëdhënieve mes njerëzve dhe qeverisë së tyre, si kusht për qeverisje të mirë për të cilën kanë nevojë shumë njerëz në tërë Kosovën"