Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje për aplikim: Ngritja e stallave për lopë qumështore dhe bagëti të imëta

2019/06/18 - 12:57

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap thirrje për aplikim për fermerët e Komunës së Prizrenit, për përfitim në kuadër të projekteve “Ngritja e stallave për lopë qumështore (5-10 krerë) – me participim” dhe “Ngritja e stallave për bagëti të imëta – me participim”.

Në dokumentet e mëposhtme, mund të mësoni rreth kritereve që duhet t’i plotësojnë fermerët, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Që të dyja thirrjet publike janë të hapura për aplikim prej datës 18.06.2019 deri më 03.07.2019.

Dokumentacionet dorëzohen në sportelin nr. 3.

Thirrje për aplikim – Ngritja e stallave për lopë qumështore

Thirrje për aplikim – Ngritja e stallave për bagëti të imëta 2019