Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka hapur thirrje publike për të gjithë OJQ-të (organizatat jo-qeveritare) të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë në Komunën e Prizrenit dhe individët, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për mbështetje financiare në:
• Fushën e kulturës
• Fushën e rinisë
• Fushën e sportit: Lot 1, 2 dhe 3.
Afati i fundit për aplikim në këtë thirrje është 23 Tetor 2020! Aplikimi bëhet në mënyrë fizike, në zarf të mbyllur tek Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sporteli nr: 3 në ndërtesën e Administratës Komunale.