Republika e Kosoves

Prizren

Thirrje publike: Subvencionimi i OJQ-ve dhe individëve, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

2020/10/13 - 8:03

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka hapur thirrje publike për të gjithë OJQ-të (organizatat jo-qeveritare) të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë në Komunën e Prizrenit dhe individët, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për mbështetje financiare në:
• Fushën e kulturës
• Fushën e rinisë
• Fushën e sportit: Lot 1, 2 dhe 3.
Kriteret e kualifikimit, dokumentet që duhet të dorëzohen për të aplikuar, si dhe formularin për aplikim dhe deklaratën mbi financimin e dyfishtë për këtë thirrje mund të gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/category/subvencione/subvencione-per-ojq-kulture-rini-sport/?fbclid=IwAR0kHOCTkDfoJXzLCLlhsJnyxY7TeXmEE-7-MZREkVJ9neTqr7-M5RA0O2E
Afati i fundit për aplikim në këtë thirrje është 23 Tetor 2020! Aplikimi bëhet në mënyrë fizike, në zarf të mbyllur tek Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sporteli nr: 3 në ndërtesën e Administratës Komunale.