Republika e Kosoves

Prizren

U lansua skema e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit“

2024/05/10 - 5:43

U lansua sot skema e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit“, që financohet nga Komuna e Prizrenit, ndërsa, implementohet nga Agjencia për Zhvillim Rajonal – Jug.
Ky projekt, ku përparësi do të kenë projektet nga sektori i IT-së, tekstilit, përpunimit të drurit dhe metalit, do të përqendrohet në rritjen e inovacionit dhe zhvillimin e bizneseve si dhe do të sjellë një frymë të re pozitive për bizneset ekzistuese dhe për ata që janë duke filluar një biznes të ri në Komunën tonë, duke ndihmuar në ngritjen e kontributit të tyre në ekonominë lokale në tërësi, që rrjedhimisht ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës, ngritjen e eksportit dhe zvogëlimin e importit.