Republika e Kosoves

Prizren

U mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për mësimdhënësit që kanë përfunduar trajnimet e organizuara përmes QAPA

2025/01/27 - 3:48

Sot, u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për mësimdhënësit që kanë përfunduar trajnimet e organizuara përmes Qendrës për Avancimin e Praktikave Arsimore (QAPA), të cilat janë zhvilluar në katër faza të ndryshme, përkatësisht: Mendimi Kritik, Vlerësimi Formativ dhe PIA, në kuadër të projektit të DKA-së “Avancimi i cilësisë së arsimit në Komunën e Prizrenit – Ngritja e kompetencave përmes zhvillimit profesional në fushën e menaxhimit, vlerësimit, mendimit kritik dhe gjithëpërfshirjes”.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe mbështetjen e mësimdhënësve për t’i përmirësuar praktikat e tyre mësimore, që krijojnë mundësi për zhvillim profesional të qëndrueshëm.