Republika e Kosoves

Prizren

U mbajt mbledhja e komitetit për politikë dhe financa

2010/09/22 - 12:00

Kryesuesi i kuvendit z. Nijazi Kryeziu edhe nga kjo mbledhje bëri thirrje publike për opozitën politike në Prizren qe nesër t’i kthehen punës së kuvendit të komunës dhe të përmbushin obligimet ligjore dhe politike, para qytetarëve.
Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja dhe një pjesë e madhe e drejtorëve të drejtorive komunale.
Planifikimi i buxhetit të komunës sonë për vitin 2011, është për dy milion më i lartë se sa këtë vit.
Komuna për vitin 2011, ka paraparë qe të shpenzojë në zëra shpenzues buxhetor dhe  realizim projektesh në vlerë prej 28.000.000 euro.