Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për festat e Nëntorit, sot u mbajt ora letrare dhe kulturore në Bibliotekën e Qytetit, që ka rëndësi të veçantë, pasi u ndanë çmime për krijuesit letrarë që morën pjesë në konkursin e shpallur për këtë ngjarje.
Pjesëmarrësit, nga të gjitha trojet shqiptare, nxorën në pah pasurinë dhe diversitetin e krijimtarisë letrare të shqiptarëve si pjesë e identitetit tonë kombëtar.