Republika e Kosoves

Prizren

U mbajt takim me drejtor të shkollave të komunës, diskutohet për sigurinë në shkolla

2024/09/16 - 4:56

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilluan sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit, ku, prezentë ishin edhe zyrtarë policorë, të udhëhequr nga drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Kolonel Faton Alija.
Në këtë mbledhje të rëndësishme u diskutua për sigurinë në shkollat e Komunës sonë si dhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë këtij viti shkollor.