Republika e Kosoves

Prizren

U mbajt takim publik me qytetarë për prezantimin e vlerësimit të gjendjes ekzistuese të PZHK-së

2024/12/17 - 5:16

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit, organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, u mbajt sot takimi publik për prezantimin e vlerësimit të gjendjes ekzistuese të Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Prizrenit, proces i mbështetur nga USAID Aktiviteti Qeverisja e Pronës.
Me këtë rast, drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Pranverim Berisha, u shpreh se ky dokument po hartohet bashkërisht me qytetarët që të jetë sa më i zbatueshëm në praktikë.