Republika e Kosoves

Prizren

U organizua aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në Prizren

2024/09/17 - 6:05

Sot, u organizua aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në Prizren – aktivitet i koordinuar nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha”, që arriti t’i mobilizojë shumë qytetarë për të kontribuar në këtë kauzë jetike që u zhvillua në ambientet e QKMF-së.
Kryetari Shaqir Totaj falënderoi të gjithë ata që morën pjesë, pasi dhurimi i gjakut është një veprim që ka ndikim të drejtpërdrejt në shëndetin e komunitetit dhe ndihmon në sigurimin e furnizimit të mjaftueshëm të gjakut për qytetarët që kanë nevojë për të.