U përurua renovimi i tërësishëm i shërbimit higjienik (larëse moderne për rrobat dhe materialet e tjera tekstile)
2024/11/26 - 5:11
Sot, u përurua renovimi i tërësishëm i shërbimit higjienik (larëse moderne për rrobat dhe materialet e tjera tekstile) për punëtorët e shërbimit primar shëndetësor, së bashku me pajisjet përcjellëse të nevojshme për funksionimin e këtij shërbimi.
Ky investim është realizuar me anë të një donacioni nga KFOR-i turk dhe ka si qëllim përmirësimin e kushteve të punës për personelin shëndetësor.