Republika e Kosoves

Prizren

U shënua 25 vjetori i themelimit dhe funksionimit të Komunës së parë në Kosovën e lirë, Komunës së Prizrenit

2024/09/18 - 6:32

Me një ceremoni solemne, sot u shënua 25 vjetori i themelimit dhe funksionimit të Komunës së parë në Kosovën e lirë, Komunës së Prizrenit, ku, morën pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, kryetari i parë i Prizren, Kadri Kryeziu, ish zyrtarë komunalë, përfaqësues të institucioneve, liderë politikë dhe qytetarë të shumtë që dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit të Kryeqytetit Historik.
Me këtë rast, u kujtuan arritjet e shumta të Prizrenit gjatë këtyre viteve, si qendër e rëndësishme kulturore dhe historike, me popullatë që karakterizohet me jetën harmonike në gjithë këtë rajon.