Republika e Kosoves

Prizren

URIME BAJRAMI !

2013/08/07 - 12:00

Festa e Bajramit, uroj që  të na shërbejë të gjithëve, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë.

 

·         Lumturia e mira dhe harmonia, të jenë primare në jetën tuaj.

 

·         Dituria të jetë burim i jetës.

 

·         Dashuria, sakrifica dhe respekti të jenë freskim i shpirtit dhe shoqërues yni përgjithmonë.

 

 

Uroj që kjo festë , të na bashkojë të gjithëve fuqishëm, të jemi sa më  solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë, të rrugëtojmë të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja.

 

Urime dhe gëzuar Bajrami qytetarë të komunës sonë

 

Me respekt: Kryetari i komunës:

 

Prof.dr. Ramadan Muja.