Republika e Kosoves

Prizren

USHTRIMI FUSHOR I FSK-së NË KOMUNËN E PRIZRENIT

2013/08/14 - 12:00

Qëllimi i vizitës ishte njoftimi dhe nënshkrimi i bashkëpunimit të Komunës së Prizrenit dhe FSK-së për realizimin e ushtrimit fushor nga ana e FSK-së, që do të realizohet në periudhën prej 20 Shator 2013 deri më 20 Tetor 2013 në lokacionin e f.Nashec.
Drejtori Hajrush Kurtaj i ka faleminderuar Komunës së Prizrenit për ofrimin e bashkëpunimt të deritanishëm dhe ka ofruar mundësit tjera që i ka FSK-ja e që mund t’i nevojiten Komunës së Prizrenit, konkretisht Departamentit për Emergjencë dhe Siguri. Nga ana tjetër, Nënkryetari i Komunës është falenderuar FSK-së që përsëri e kanë përzgjedhur Prizrenin për ushtrimin fushor si dhe për atë se të gjithë qytetarët e asaj zone do të kenë më shumë informacione mbi përgaditjet dhe aftësitë e FSK-së.