Vazhdon projekti për shenjëzimin horizontal, vertikal dhe sinjalizues
2024/11/07 - 6:38
Në kuadër të projektit për shenjëzimin horizontal, vertikal dhe sinjalizues, po vazhdon realizimi i punimeve në rrugën e re transitore të Prizrenit.
Me këtë projekt, Drejtoria e Shërbimeve Publike synon ta përmirësojë sigurinë rrugore për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve në gjithë Komunën e Prizrenit.