2010/07/20 - 12:00
Drejtori z. Sencar Karamuqo, së bashku me udhëheqësin SH.Z.SH z. Adem Krasniqi dhe inspektorin e parandalimeve nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore po bëjnë verifikimin e terrenit, përgjatë Lumëbardhit deri në Prevallë.
Këtij kontrollimi të terrenit i janë bashkangjitur edhe përfaqësuesit e OJQ “Lidhja e Vëzhguesve, Rinia e Kosovës ,, Po ashtu qytetaret janë këshilluar dhe që të kenë kujdes gjatë pushimeve pasi që të shumtën qytetaret përgatisin ushqim në natyrë.
Qytetaret po ashtu janë njoftuar edhe me komunikatën e cila ka dalë nga DKMSH-ja Kontribut për vetëdijesimin e qytetarëve kanë dhënë edhe përfaqësuesit e OJQ “Lidhja e Vëzhguesve, Rinia e Kosovës ,, të cilët kanë shpërndarë edhe broshura dhe postere, si dhe me përmbajtjen e komunikatës e cila ka të bëjë me apelin për mbrojtjen dhe shmangien e shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, lajmërimin me kohë të incidentit të zjarrit tek institucionet përkatëse,veprimet në rast të zjarreve në natyrë e tjera si dhe forma dhe mënyra e rregullt se si duhet ndezur zjarri në natyrë.