2010/09/27 - 12:00
Ofrimi i shërbimeve mjekësore sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, është prioritet i politikave investive të komunës sonë.
Lagja “Bajram Curri”, në Prizren është njëra nga lagjet më të mëdha të qytetit dhe si e tillë meriton qe të këtë edhe shërbimet shëndetësore më afër qytetarëve, u shpreh kryetari Muja dhe theksoi se në politikat e tij publike shëndetësia dhe shëndeti i qytetarëve gjithmonë do të zërë vend të rëndësishëm dhe do të gëzojë përkrahje maksimale.
Të gjitha ambulancat e komunës sonë janë të pajisura me aperatur adekuate dhe me staf mjekësor të profileve të ndryshme.
Komuna e Prizrenit do të jete e gatshme qe edhe ne lokacione tjera të investoje mjete materiale për ndërtimin e ambulancave tjera.