Republika e Kosoves

Prizren

Për qasje në dokumente zyrtare duhet që ta shkarkoni formularin më poshtë, ta plotësoni dhe të njëjtin ta dorëzoni në sporteli i Zyres Pritëse Nr 1.
Qasja në Dokumente Publike mund të bëhet edhe përmes formës elektronike , zyrtar përgjegjës për qasje në dokumente është:

Adelina Hoxhaj       (adelina.hoxhaj@rks-gov.net)

Vendim për caktimin e zyrtarit pergjegjes per qasje ne dokumentat publike

Haziz Krasniqi         (haziz.krasniqi@rks-gov.net)        tel .038 200 44 725
______________________________________________________________________________________

Me qëllim që kërkesa të shqyrtohet saktësisht ajo duhet të përmbajë: Detaje të informacionit që ju dëshironi të shikoni (ju lutem saktësoni sa më tepër të keni mundësi) gjithashtu ju lusim që të jepni të dhënat tuaj si emrin dhe mbiemri ,adresa postare ose elektronike me qëllim që të ju njoftojmë rreth kërkesës suaj .
Sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye përse po bëni kërkesë për qasje në dokumentet publike.
Zyra për Informim dhe zyrtari përgjegjës për qasje në dokumentet publike do të ju kthej përgjigje brenda 7 ditëve ashtu siç parashihet me ligjin për Qasje në Dokumentet Publike . Në këtë përgjigjeje që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës do të informoheni për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshme të kërkesës suaj dhe atë duke u bazuar në ligjin për qasje në Dokumentet Publike .

Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokument Komuna do të ju jep informata rreth arsyet e refuzimit të kërkesës suaj.

Kundër vendimit për lejimin e plotë, të pjesshëm apo edhe refuzimit të kërkesës, parashtruesi i kërkesës për Qasje në Dokumente Publike mund të paraqet ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi : https://aip.rks-gov.net/  .

Klikoni këtu për ta shkarkuar formularin

Ligji për qasje për dokumente zyrtare (kliko këtu)

E drejta për tu informuar për punën e komunës suaj

Raporti lidhur me kërkesat për qasje në dokumente publike  ( kliko këtu )

Ligji per Qasje ne Dokumente Publike Nr. 06L-081 

Ligji Nr. 06 L-082 per Mbrojtjen e te Dhenave Personale

Broshure informative per qasje ne dokumentet publike