Republika e Kosoves

Prizren

Sipërfaqja

Komuna e Prizrenit ka një sipërfaqe prej 627 km2 (5.94 % të territorit të Kosovës), e cila gjendet në jugperëndim të Kosovës  me 76 vendbanime me 177781 banorë, me popullsi urbane 94.517  banorë dhe popullsi rurale me 83.264  banorë.

Prizreni me së shpeshti quhet: Ana e Prizrenit, Baseni i Prizrenit ose Rrafshi i Dukagjinit. Kufizohet me komunat e Gjakovës, Rahovecit, Suharekës, Shtërpcës dhe Dragashit si dhe më Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rrafshi i Prizrenit gjendet në lartësi mbidetare prej 400 metra ku disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë prej 2000 m të lartësisë mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme..

Në viset e ulëta për shkak të ndikimit të klimës mesdhetare dhe verërave shumë të nxehta, të korrurat janë ndër të parat në Europën Juglindore, me përparësitë e parakohshme për kulturat bujqësore: Hardhia e rrushit, pemët dhe perimet.

Në viset malore, dominon klima e alpeve, për ç ‘arsye deri në qershor nëpër gropa ngelin sasitë e borës, me ç ‘rast, në mes të verës mund të zbardhohen majat e maleve.

Ky Iloj i konfiguracionit krijon parakushte për pasuri dhe ne resurset tjera, si p.sh:

  • Në bazë të sasisë së ujit është një ndër vendet më të pasura.
  • Kjo pozitë krijon të gjitha parakushtet për zhvillimin e kulturave bujqësore, blegtorisë, industrisë ushqimore dhe të turizmit, në bazë të modelit të Austrisë, Sllovenisë, Zvicrës.
  • Përmes anës së Prizrenit kalon rruga më e shkurtër që bashkon pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik me detin Adriatik. Kjo rrugë, e cila për arsye politike nga e kaluara sot nuk ka rëndësi aq të madhe. Është një rast i mirë që me valorizimin e saj të shfrytëzohen të gjitha përparësitë e saj, duke marrë parasysh që në të kaluarën ka pas ndikim primar në zhvillimin e Prizrenit.