Data e lindjes: 12.10.1979
Vendi i lindjes: Prizren
Subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës
Edukimi:
– Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Ortakoll”,
– Shkollën mesmen në Gjimnazin “ Gjon Buzuku”.
– Përfundoi Fakultetin e Edukimit – Programi Fillor.
Profesioni:
– Që nga viti 2005 punon si mësimdhënëse.
– Prej vitit 2017-2021 ka qenë anëtare në Kuvendin e Komunës së Prizrenit.
– Tani në mandatin 2021-2025 është zgjedhur si Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Statusi Civil:
E martuar, nënë e dy fëmijëve
Mandati: 2-të
______________________________________________________________________________________________________
Asistent Administrativ i Kryesueses
Arbër Krasniqi
e-mail: arber.krasniqi@rks-gov.net
Zyre: +383(0) 38 200 44-705
PËRGJEGJËSITË
Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës kanë të drejta dhe mundësi të barabarta të marrin pjesë plotësisht në punimet e kuvendit. Kuvendi i komunës siguron që këto të drejta dhe mundësi të parashikohen në Statutin dhe në rregulloren e tij të punës.
Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga kryetari, apo nga zëvendëskryesuesi i komitetit. Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në Statut dhe Rregulloren e punës.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të dorëzojë vërejtje me shkrim, të cilat i bashkangjiten procesverbalit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund t’iu drejtohet të pranishmëve në cilindo komision të kuvendit të komunës anëtar i të cilit nuk është, por nuk mund të votojë. Ai apo ajo mund t’i propozojë kryesuesit të komitetit që të diskutohet ndonjë çështje që është përgjegjësi e komitetit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë nga kryetari informacione që janë të nevojshme për punën e tij si këshilltar. Nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen, ai apo ajo mund ta ngrisë çështjen në kuvendin e komunës.
Anëtari i kuvendit të komunës lejohet të mungojë nga vendi i punës për periudha kohore që janë të domosdoshme për kryerjen punëve të kuvendit .
Kuvendi i komunës, në pajtim me Statutin e komunës dhe me udhëzimet e nxjerra nga qeveria qendrore, mund t’iu ofrojë kompensim anëtarëve të kuvendit për punën e tyre në kuvendin e komunës.
Anëtarët e kuvendit të komunës detyrohen të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e kuvendit, të thirrura në mënyrë të duhur në komisionet ku ata janë anëtarë, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të justifikueshme për mungesën e tyre.
KABINETI
Asistent Administrativ i Kryesueses