Data e Lindjes, 11.11.1982
Adresa e Banimit, Rr. Sheh Emini nr. 37
Subjekti Politik, LVV
Faruk Tahiri ka lindur në Prizren më 11.11.1982. Arsimin fillor dhe atë të mesëm i mbaroi në Prizren, kurse studimet i përfundoi me sukses të lartë në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë, në vitin 2006. Studimet pas universitare i vazhdoi në universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në Fakultetin Juridik.
Faruk Tahiri ka qenë aktiv në jetën qytetare, në Prizren e Kosovë. Ka ushtruar disa funksione:
Gjatë viteve 2008-2012, sekretar i Partisë së Drejtësisë (PD), dega në Prizren. Në vitet 2012-2018 ka udhëhequr organizatën joqeveritare “IDEA”, si kryetar dhe themelues i saj.
Përveç angazhimit të tij në qytetarinë aktive, Faruk Tahiri ka një eksperiencë të gjatë e të suksesshme në sferën e afarizmit, tregtisë dhe ekonomisë. Gjatë periudhës 2007-2020, ka qenë i angazhuar si financier, pastaj edhe drejtor i qendrës tregtare A&N, në Prizren. Nga viti 2021 kalon në detyrën e drejtorit ekzekutiv të kompanisë LID Market, në Prizren.
Si anëtar i Kuvendit të Prizrenit do të japë një kontribut në zhvillimin ekonomik të qytetit, duke ofruar përvojën e tij për kushte sa më të favorshme për investitorë, por edhe në rekrutimin e të rinjve në projekte inovatore për tregun e punës.
Faruk Tahiri është i martuar dhe baba i një vajze.
PËRGJEGJËSITË
Të gjithë anëtarët e kuvendit të komunës kanë të drejta dhe mundësi të barabarta të marrin pjesë plotësisht në punimet e kuvendit. Kuvendi i komunës siguron që këto të drejta dhe mundësi të parashikohen në Statutin dhe në rregulloren e tij të punës.
Anëtari i kuvendit të komunës ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale nga kryetari, apo nga zëvendëskryesuesi i komitetit. Kërkesa shqyrtohet në pajtim me procedurat që do të përcaktohen në Statut dhe Rregulloren e punës.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të dorëzojë vërejtje me shkrim, të cilat i bashkangjiten procesverbalit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund t’iu drejtohet të pranishmëve në cilindo komision të kuvendit të komunës anëtar i të cilit nuk është, por nuk mund të votojë. Ai apo ajo mund t’i propozojë kryesuesit të komitetit që të diskutohet ndonjë çështje që është përgjegjësi e komitetit.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë nga kryetari informacione që janë të nevojshme për punën e tij si këshilltar. Nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen, ai apo ajo mund ta ngrisë çështjen në kuvendin e komunës.
Anëtari i kuvendit të komunës lejohet të mungojë nga vendi i punës për periudha kohore që janë të domosdoshme për kryerjen punëve të kuvendit .
Kuvendi i komunës, në pajtim me Statutin e komunës dhe me udhëzimet e nxjerra nga qeveria qendrore, mund t’iu ofrojë kompensim anëtarëve të kuvendit për punën e tyre në kuvendin e komunës.
Anëtarët e kuvendit të komunës detyrohen të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e kuvendit, të thirrura në mënyrë të duhur në komisionet ku ata janë anëtarë, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të justifikueshme për mungesën e tyre.