Shaqir Totaj ka lindur në Prizren me 24 Dhjetor 1960, shkollën fillore dhe të mesmen i përfundoi në Prizren, për të vazhduar në universitet drejtimi Ekonomi në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ka ndjekur në Universitetin e Uashingtonit në fushën e Menaxhmentit dhe Lidershipit Ekzekutiv në Sektorin Publik. Gjithashtu, nga TADAT, programi special i FMN-së në Uashington DC, ai është çertifikuar si Ekspert Ndërkombëtar i Performancës së Administratës Tatimore.
Totaj ka qenë pjesë e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, ku vazhdoi punën për 20 vjet, duke mbajtur pozita të ndryshme drejtuese, menaxher i Zyrës Rajonale në Prizren dhe Pejë dhe menaxher i Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj në Prishtinë. Në të gjitha këto përgjegjësi ai ka punuar ngushtë me ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe BE-ja duke treguar profesionalizëm dhe integritet me rezultate shumë të mira.
Për tetë vite ai ka udhëhequr klubin e basketbollit “Bashkimi” në Prizren, kohë kur ekipi për herë të parë u bë kampion i Kosovës pas luftës dhe u bë pjesë e garës për Ligën Ballkanike. Gjithashtu, ai ka shërbyer edhe si nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke ndihmuar sportin kosovar drejt arritjeve të mëdha siç është anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit – FIBA. Së fundmi ai ishte anëtar ekzekutiv i bordit të Ligës së Përbashkët të Basketbollit Kosovë-Shqipëri (UNIKA).
Ndër vite ai është marrë edhe me biznes. Që nga viti 2017 është pjesë aktive e politikës. Flet dhe shkruan rrjedhshëm tre gjuhë: shqip, anglisht, serbo-kroatisht dhe gjuhën e katërt, turqisht, në nivelin fillor.
Ai jeton në Prizren me nënën, gruan e tij Fluturën dhe dy fëmijët e mrekullueshëm, tashmë të rritur, Elenën dhe Adonisin.
PËRGJEGJËSITË
-Kryetari përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
-Udhëheq ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin
financiar të Komunës;
-Ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;
-Është përgjegjës për zbatimin e rregulloreve dhe vendimeve të miratuara nga Kuvendi i Komunës, administrimin financiar të Komunës dhe ekzekuton aktet e Kuvendit të Komunës;
-Emëron dhe shkarkon nënkryetarin e Komunës;
-Rekruton dhe largon udhëheqësin e Personelit në pajtim me ligjin e zbatueshëm për shërbimin civil;
-Në çdo kohë mund t’i propozojë drejtoritë që duhet t’i ketë Komuna;
-Emëron drejtorët e drejtorive të Komunës për të ndihmuar rreth kryerjes së detyrave të tij;
-Bën caktimin apo ndarjen dhe bashkërendimin e përkohshëm të punëve dhe përgjegjësive ndërmjet drejtorive sipas nevojës duke pasur për bazë lëmin apo projektin e caktuar;
-Emëron dhe shkarkon këshilltarët e tij të cilët i ndihmojnë atij për kryerjen e detyrave;
-Propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;
-Propozon planin zhvillimor komunal, planet rregulluese dhe investuese, i propozon buxhetin vjetor për miratim Kuvendit të Komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
-Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomikefinanciare të Komunës
dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;
-Mund të kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë ndonjë akt komunal që është
miratuar nga Kuvendi para hyrjes së tij në fuqi kur konsideron se akti cenon interesin e komuniteteve apo ligjvënien që është në zbatim;
-Kujdeset për zbatimin e dispozitave të Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale dhe dispozitat tjera ligjore që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e komunave;
-Konsulton nënkryetarin e komuniteteve për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin pakicë;
-Aktivitetet tjera që i caktohen me Statut;
-Bashkëpunon me kryesuesin e Kuvendit për caktimin e rendit të ditës për mbledhje të Kuvendit dhe Kryen edhe të gjitha funksionet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta dhe përgjegjësi tjera që caktohen nga Kuvendi i Komunës për kryetarin në pajtim me këtë Statut.
-Kryetari i Komunës, nga kompetencat e veta bie vendime, konkluzione, rekomandime dhe akte të tjera juridike nënligjore që janë në pajtim me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.
KABINETI
Nehat Elshani
Shefi i Kabinetit
e-mail: nehat.h.elshani@rks-gov.net
Zyre: +383(0) 38 200 44-724
Jona Hoxhaj
Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun
e-mail: jona.hoxhaj@rks-gov.net
Zyre: +383(0) 38 200 44-722
Rita Drini
Asistente Administrative
e-mail: rita.drini@rks-gov.net
Zyre: +383(0) 38 200 44-702